Në orët e pasdites së djeshme të datës 7 shkurt 2023, policia në Mitrovicë ka konfiskuar një armë zjarri.
Konfiskimi i armës është bërë, pasi njëri nga të dyshuarit kishte raportuar se si pasoj e një mosmarrëveshje i dyshuari tjetër posedonte armë.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime hetimore me ç’ rast tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar sekuestruar një armë e llojit pistoletë me 14 fishek.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit.
Ndërsa pas intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar për në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat ‘kanosje”,sulm” dhe “armëmbajtje pa leje’.