Stacioni Policor Jug në Mitrovicë, krahas punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, në vazhdimësi është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Sot me datë 06.08.2021 policia në Mitrovicë ka realizuar urdhëresën me nr. ED.nr.55/21, ku pas identifikimit, zyrtarët policorë kanë arrestuar të dyshuarën J.SH. shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ishte në kërkim me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata kompetente për veprën penale ’’Vjedhje e rëndë’’.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit.