Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e stacionit në Ferizaj, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për dukuritë negative, ka realizuar ligjërata me nxënës të klasave V – IX , në njëmbëdhjetë (11) shkollat e mesme të ulëta në komunën e Ferizajt me tema të ndryshme: ‘’Siguria e këmbësorëve në trafik’’, ’’Bullizmi dhe masat parandaluese’’, ‘’Dhuna në familje’’, ‘’Ruajtja e ambientit dhe trashëgimisë kulturore ’’ .
Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të policisë rajonale të Ferizajt, të cilët kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e dukurive negative.
Gjithashtu, nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të dukurive negative, masat ligjore dhe ndëshkimore, si dhe për pasojat që shkaktohen nga këto dukuri.
Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues.
Kësisoj, policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat tjera të rajonit të Ferizajt.
Policija stanice Frizaj, na osnovu Integrisane strategije obaveštajno vođene od policije i policije u zajednici, u cilju senzibilizacije i svesti učenika o negativnim pojavama, održala je predavanja sa učenicima V – IX razreda, u jedanaest (11) niže srednje škole u opštini, sa različitim temama: “Bezbednost pešaka u saobraćaju”, “Bulizam i preventivne mere”, “Nasilje u porodici”, “Zaštita životne sredine i kulturnog nasleđa”.
Predavanja su održali instruktori regionalne policije Ferizaj, čiji je cilj podizanje svesti učenika da doprinesu prevenciji negativnih pojava.
Pored toga, učenici su upoznati i sa dužnostima i odgovornostima policije u oblasti prevencije, reagovanja, odnosno postupanja u slučajevima negativnih događaja, zakonskim i kaznenim merama, kao i posledicama izazvanim ovim događajima.
Putem interaktivnosti, teme koje su predavane izazvale su radoznalost kod učenika.
Regionalna Policija Ferizaj, ce nastaviti da drži predavanja i u drugim školama regiona.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje