Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia, në dy raste të ndara, parandalon kontrabandën me mallra

Prishtinë, më 13 gusht 2023
Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Lindje, dje, më 12.08.2023, gjatë realizimit të detyrave të tyre në brezin kufitarë me Serbinë, në dy raste të ndara ndaluan dy vetura që bartnim mall të kontrabanduar.
Rasti i parë: Më 12.08.2023, rreth orës 04:46, njësitet e TASKFORCËS e DRPK Lindje, gjatë një pike vëzhgimi në fshatin Muqibabë, ka pikasur që nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall.
Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa vendore, që drejtohej nga I.J., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral.
Rasti i dytë: Më 12.08.2023, rreth orës 04:46, njësitet e TASKFORCËS e DRPK Lindje, gjatë një pike vëzhgimi në fshatin Muqibabë, kanë vërejtur që nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall.
Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa serbe, që drejtohej nga M.S., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: dy paket mish dhe 640 shishe me birra.
Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet të dorëzohen në Terminalin Doganor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje