Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Perëndimi, gjegjësisht Pika Kufitare në Vermicë në përputhje me autorizimet, bazuar në vendimet e fundit të qeverisë kanë realizuar kontrolle të autobusëve për respektimin e masave në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, me ç’rast kanë shqiptuar edhe fletëparaqitje për kundërvajtje për mosrespektim të masave për parandalimin e pandemisë.
Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë Covid-19.