Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.
Si rezultat i kësaj, sot me datë 14.12.2021, rreth orës 18:30, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen dy automjete: një kamionetë e tipit Mercedes ngjyrë e bardhë, pa tabela, e drejtuar nga një person i dyshuar mashkull kosovar dhe automjeti tjetër kombi VW LT, ngjyrë e bardhë me targa vendore, po ashtu që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.
Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë veriore përmes rrugëve ilegale.
Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare kanë arritur ti ndalojnë të dyshuarit rreth orës 19:10, në fshatin Sllatinë, komuna e Vitisë. Njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes duke lenë automjetin e tij, ndërsa i dyshuari tjetër është ndaluar nga Policia.
Personi që gjendet në arrati rezulton të jetë vllau i personit të ndaluar dhe i njëjti është kontaktuaqë të paraqitet në stacion policor.
Gjatë kontrollit në të dy automjetet është gjetur mall, sasi e konsiderueshme e këpucëve të dimrit të të dy gjinive për meshkuj dhe për femra, si dhe tekstil; trenerka të të dy gjinive; për meshkuj dhe për femra (vlera fillestare e të cilave afërsisht arrin 20 mijë euro, por mbetet të vlerësohet saktësisht nga ana e Doganës.
Me rastin është marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje.
Veprimet e mëtejme policor janë ndërmarr në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse dhe pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës.