Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht zyrtarët policor nga stacioni për mbikëqyrje kufitar në Muqivercë, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës, më 24.03.2022, në ora 04:55, në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, afër vijës kufitare me Serbinë, kanë arrit ta ndalin vozitësin e automjetit mashkull kosovar me iniciale (V.A,), i cili përmes rrugëve ilegale, me automjetin dhe mallrat tjerë, nga territori i Serbisë ka hyrë në territor të Republikës së Kosovës me qellim të kontrabandës së mallrave si në vijim.
• Një (1) automjet Furgon Renault Trafik, me targa të huaja, (automjeti kishte qenë i ç’lajmruar në vendin e origjinës) dhe
• Dy (2) biçikleta elektrike.
Mallrat e konrtrabanduara janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit janë koordinuar veprimet e mëtejme policore, përderisa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.