Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet policore në luftën kundër kontrabandimit me migrant, duke përfshirë edhe parandalimin e kontrabandimit të shtetasve të huaj, të cilët Republikën e Kosovës po e shfrytëzojnë si vend transit më pastaj për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE-së).
Me datën 22.06.2022, rreth orës 13:00, në Piken e Kalimit Kufitar Hani Elezit në linjën hyrëse në terminalin doganor, policia kufitare ka arritur të identifikoj tre persona shtetas të Palestinës. Të njëjtit janë gjetur të fshehur nën rimorkio te konstrukti i karrocerisë te goma rezervë në një kamion me targa të Turqisë. Fillimisht të njëjtit janë nxjerrur nga vendi ku ishin fshehur dhe për shkak të gjendjes shëndetsore menjëherë iu është ofruar ndihmë mjekësore.
Pas ofrimit të ndihmës së parë kwtyre personave nga ekipet kompetente mjekësore janë kryer procedurat tjera dhe me rastin janë marrë njësiti i hetimeve dhe ai për migrim.