Më datë 26.05.2022, në Stacionin Policor në Pejë, ankuesi ka raportuar se me datё 12.04.2022, kishte tentuar tё bёjё tërheqjen e parave nga bankomati i njё banke nё rrugën “ Isa Dema” nё Pejё, meqenëse i njëjti ka qëndruar pёr njё kohё tek bankomati dhe nuk i kanё dalur mjetet (paratё), ёshtё larguar duke menduar se nuk ka para.
Mё pas aty vjen njё person mashkull rreth moshёs 30 vjeqare i cili pasi qё vëren tё hollat qё ishin dalё nga bankomati tё njëjtat i merr dhe largohet me shpejtësi nga aty.
Hetuesit pranё Stacionit Policor Pejё, gjatё hetimeve dhe shikimit tё kamerave nuk kanё arritur identifikimin e personit tё dyshuar, andaj me autorizim tё Prokurorit tё shtetit, publikohen fotogarfitё e personit tё dyshuar.
Kёrkojmё bashkёpunim nga të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë për çdo informacion lidhur me personin e dyshuar.
Bashkangjitur keni fotot e personit tё dyshuar
Për çdo informacion luteni të na kontaktoni në numrat e poshtëshënuarN