Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Rajonit të Prishtinës, sekuestron 38 armë zjarri prej tyre 10 në ahengje familjare

Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ndeja dhe ahengje të ndryshme, njësit rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie.
Që nga data 1 gusht 2022 deri sot, policia e Rajonit të Prishtinës, ka sekuestruar 38 armë zjarri, prej tye 10 dyshohet të jenë përdorë në ahengje familjare.
Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar dhe ndaj personave të dyshuar në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla.
Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje