Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e rajonit të Prishtinës në dy raste të ndara identifikon dy të dyshuar për raste të zjarr vënies

Rreth orës 10:15, është pranuar informata për zjarr në fshatin Siçevë të komunës së Prishtinës.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar për lokalizim zjarri.
Nga një hetim preliminar që policia i ka bërë rrethanave të ngjarjes ka identifikuar një të dyshuar, mashkull, 20 vjeç, ndaj të cilit me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin “Zjarr vënie” për ta proceduar më tej.
Po ashtu, rreth orës 13:30, policia ka marrë informatën për një zjarr në rrugën “Gjergj Gjini” në Prishtinë, ku të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vend ngjarje.
Së këndejmi veprimet e para hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e një të dyshuari, mashkull, i cili ka ndezur një zjarr në shkurre dhe përkundër që zjarri ka dalë nga kontrolli, fatmirësisht është lokalizuar shpejt.
Ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit policia ka iniciuar rastin “Zjarr vënie”.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje