Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e rajonit të Prishtinës ka identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor dy persona lidhur me rastin e vjedhjes së veturës të ndodhur në rrugën”Haxhi Zeka” në Fushë Kosovë

Prishtinë, 15 maj 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës ka identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor dy persona lidhur me rastin e vjedhjes së veturës të ndodhur në rrugën”Haxhi Zeka” në Fushë Kosovë.
Rasti u denoncua në polici nga ankuesi ku sipas tij dyshohej që më datë 13.05.2023, persona të dyshuar kishin vjedhur veturën Opel Astra nga oborri i shtëpinë së tij.
Policia menjëherë pas denoncimit, ndërmori një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të implikuarve.
Progresi i hetimit të rastit rezultoi me identifikimin dhe shoqërimin e dy të dyshuarve të mitur të cilët nën mbikqyrejn e zyrtarit të qendrës për punë sociale u proceduan më tej konfrom rekomandimit të prokurorit të shtetit.
Ndërkohë që hetimi u thellua u ndriçuan edhe rastet të tjera të vjedhjeve ku dyshohet të jenë të implikuar të njejtit, përfshirë këtu edhe rastin e vjedhjes së arkës në xhaminë e Fushë Kosovës si dhe vjedhjes së dy motoçikletave.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje