Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës realizon pilot projektin për vendosjen e shenjave të trafikut në komunikacion

Prishtinë,  19 shtator 2019

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, kanë filluar pilot projektin e vendosjes së shenjave të trafikut, të cilat paralajmërojnë shoferët për kontrollin e shpejtësisë me radar nga njësitë policore të trafikut.

Vendosja e këtyre shenjave fillimisht është realizuar në rajonin e Gjilanit, konkretisht në rrugët Gjilan – Prishtinë  dhe Gjilan – Ferizaj, ku pas përfundimit të pilot projektit do të bëhen vlerësime profesionale për efektin e këtij projekti në vetëdijesimin e pjesëmarrësve dhe reduktimin e kundërvajtjeve apo aksidenteve në trafik, pastaj do të vazhdohet edhe në rrugët tjera në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Shenja është dizajnuar në atë mënyrë që të duket e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Me respekt 

ZIMP/DPP

 

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje