Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës ngushëllon familjen Rexhepi pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe njëherit ish-ministrit të punëve të brendshme Bajram Rexhepit

Prishtinë 21 gusht 2017

E nderuar Familje Rexhepi, 

Policia e Kosovës në krye me menaxhmentin e saj, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe njëherit ish-ministrit të punëve të brendshme Bajram Rexhepit. 

Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës, duke e përkrahur dhe mbështetur në të gjitha sferat përderisa ishte Ministër i Punëve të Brendshme.

  

Policia e Kosovës do ta përkujtojë çdo herë si një kontribuues të veçantë në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës, e në veçanti të përkrahjes dhe zhvillimit profesional të Policisë.

E nderuar Familje Rexhepi,

Policia e Kosovës, menaxhmenti i saj, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. 

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt,

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje