Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës në një operacion policor konfiskon mbi 25 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe arreston personin e dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të nar

 

Prishtinë, 20 dhjetor 2016
Policia e Kosovës, konkretisht njësia anti-drogë e rajonit të Pejës që vepron në kuadër të drejtorisë për hetimin e trafikimit të narkotikëve (DHTN), në luftën e saj të pakompromis për parandalimin dhe luftimin e rasteve të trafikimit të substancave narkotike në bashkëpunim edhe me njësitet tjera policore gjatë një operacioni operativ-hetimor në fshatin Llapnasellë, komuna e Graqanicës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar.
Policia në koordinim edhe me prokurorinë kompetente pas hetimeve intensive të kryera dhe sigurimit të informacioneve relevante se: i dyshuari R. ZH. mashkull serb kosovar (viti i lindjes 1983) posedon në shtëpinë e tij sasi të substances narkotike dhe të njëjtën gjatë ditës pritej ta transportonte në një vend tjetër, me datë 19.12.2016, në Llapnasellë, Policia ka realizuar një operacion taktik bastisjeje në lokacionin e të dyshuarit dhe në pronën e tij janë gjetur të mbushur tre thasë me substancë narkotike të dyshuar e llojit marihuanë, pesha e së cilës rezultonte të jet 25 (kg) kilogramë e 400 gramë.
Sasia e substancës së dyshuar është konfiskuar përderisa me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit të arrestuar iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje