Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, në dy raste arreston pesë persona për Trafikimit me Qenie Njerëzore

Prishtinë, më 20.06. 2017

Në rastin e parë,  Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore – Sektori Qendror i Hetimeve,  me të marrë informatën nga Stacioni Policor  Lipjan,  për një person të zhdukur të gjinisë femërore të moshës 16 vjeçare, e cila dyshohej se mund të jetë viktimë e trafikimit, menjëherë ka filluar hetimin e rastit dhe me datë 14.06.2017 viktima është gjetur dhe intervistuar. 

Nga hetimet lind dyshimi se viktima gjatë një periudhe kohore, është mbajtur nën kontroll nga ana e një të dyshuarit mashkull/kosovar/shqiptar. Ai me anë të mashtrimit, duke e shfrytëzuar edhe gjendjen e rëndë ekonomike dhe rrethanat familjare të viktimës, dyshohet se e ka shtyrë atë drejt shfrytëzimit seksual.

I dyshuari me vendim te prokurorit dërgohen në mbajtje për  24 orë.

Më, 19.06.2017 është arrestuar edhe personi i dytë, nën dyshimin  e konsumimit  të veprës penale: Shërbimet Seksuale të Viktimës së Trafikimit.

I dyshuari H.H. mashkull-shqiptar-kosovar, me vendim te prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Në rastin e dytë, pas një pune operative hetimore në teren, me datë 19.06.2017 në Pejë, është realizuar urdhëresa e lëshuar nga gjykata kompetente, për kontroll të një lokali ku dyshohej se kryhej veprimtari e dyshuar kriminale.  Aty  janë arrestuar tre të  dyshuar për përfshirje në veprat penale: Mundësim ose Detyrim ne Prostitucion dhe Ofrimi i Lokaleve për Prostitucion.

Dy  të dyshuarit e arrestuar në një  lokal nate janë: 

– I.H. mashkull-kosovar-shqiptar, lindur më 1963 dhe 

-SH.M. mashkull-kosovar-shqiptar, lindur më 1987, 

Me vendim të Prokurorit të dyshuarit, dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara E.G. femër-kosovare-shqiptare, e lindur më 1993 është dërguar  në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje-Pejë në procedurë të shkurt. 

Me vendim te Inspektoratit Komunal, lokali ku dyshohej se ushtrohej veprimtaria e ndaluar është mbyllur.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje