Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n amerikane arreston dhjetë (10) persona të dyshuar (në të dyja vendet), si dhe konfiskon armë dhe prova tjera materiale

 

Prishtinë, 28 qershor 2017

Pas hetimeve të zhvilluara për një periudhë tremujore, Policia e Kosovës, Divizioni Kundër Krimit të Organizuar, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka realizuar tri operacione policore. Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët amerikan në mënyrë paralele në të dyja vendet. Dy operacione janë realizuar në Republikën e Kosovës (rajoni i Pejës) dhe një në New York. Në mbështetje të realizimit të operacioneve kanë qenë pjesëmarrës: Drejtoria e Njësive Speciale, Drejtoria për Mbështetje të Hetimeve, Drejtoria e Forenzikës dhe njësi të tjera policore të PK-së në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe gjykatën kompetente.

Operacioni i parë është realizuar me 18 qershor 2017 rreth orës 18:30, ndërsa operacioni i dytë është realizuar me 27 qershor 2017 rreth orës 19:45 në Klinë. Operacionet kanë rezultuar me arrestimin e katër (4) personave në Kosovë dhe gjashtë (6) personave në New York si dhe janë konfiskuar armë dhe prova të tjera materiale.

Personat e arrestuar në Kosovë janë:

A. K. lindur me 1988 m/sh/k

M. D. lindur me 1987 m/sh/k

D. P. lindur me 1994 m/sh/k

D. M. lindur me 1989 m/sh/k

Armët dhe dëshmitë tjera të konfiskuara janë:

15 armë automatike AK-47

120 fishekë, 7.62 mm

1 anti-tank (zolla)

1 pistoletë

1 pushkë ajrore

63000 € ( gjashtëdhjet e tremijë euro)

2 vetura

4 telefona celuarë

Me urdhër të prokurorisë kompetente personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje