Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës me plan policor për të ofruar sigurinë gjatë ndeshjes futbollistike ndërkombëtare Kosovë–Haiti

Prishtinë, 4 mars 2014 -Që nga caktimi i datës për mbajtjen e ndeshjes futbollistike Kosovë–Haiti Policia e Kosovës përmes njësive të saj ka qenë pjesë e organizimit se bashku me institucionet tjera përkatëse të kësaj ndeshjeje futbollistike me rëndësi për Kosovën e veçanërisht sportin e Kosovës. Me kohë është hartuar plani operativ policor dhe deri më tani janë bërë të gjitha përgatitjet për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët gjatë këtij aktiviteti sportiv dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në përgjithësi. Për të siguruar gjithë këtë aktivitet zyrtarët policorë janë caktuar në detyrë konkrete në të gjitha hyrjet e qytetit te Mitrovicës dhe do të orientojnë lëvizjet e qytetarëve dhe trafikun rrugor drejt stadiumit ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, gjithmonë për të shmangur ngarkesat në komunikacion dhe në disa raste mund të ketë ridrejtim të lëvizjes së trafikut. Duke ditur rëndësinë e kësaj ndeshje sportive pritet që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nesër me 5.3.2014 do t’i drejtohen qytetit të Mitrovicës, me qëllim për ta parë këtë ndeshje sportive, prandaj Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët sidomos ata qe banojnë ne lagjet afër stadiumit që t’u shmangen lëvizjeve të panevojshme me makina në rrugët që çojnë në stadium me mënyrë që bashkërisht të menaxhohet sa më mirë siguria e përgjithshme dhe rrjedha e komunikacionit.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje