Prishtinë, 16 tetor 2017
Policia e Kosovës në zbatim të Urdhrit Operativ “ Stop drogave në shkolla“ në periudhën kohore prej 09.10.2017 deri 15.10.2017 ka realizuar aktivitetet e saja policore si ne fushën e parandalimit po ashtu edhe në fushën operacionale.
Në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë familjare janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave.
Ndërsa, në fushën operative janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.
Për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga, Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
* Për periudhën raportuese janë realizuar:
– 232 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,
– 501 patrullime rreth shkollave,
– 791 persona të kontrolluar,
– 318 vetura të kontrolluara,
– 31 lokale të kontrolluara,
– 7 ligjërata në shkolla,
– 595 pjesëmarrës,
– 1070 fletushka,
* Si rezultat i angazhimit të shtuar janë:
-iniciuar 27 raste
-arrestuar 34 persona
Gjithsejtë janë konfiskuar:
– Mariuhanë 1 kg e 1794.68 g ( 13.41 g afër shkollave, 1 kg e 781.27 g në realizim të planit)
– Veturë 1,
– Shufer metalike 1,
Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.
Prej 27 rasteve:
– 3 raste brenda oborreve,
– 3 raste afër oborreve të shkollave,
– 21 ne perimetrin prej 300m
Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve:
– 10 persona shpërndarës të drogës,
– 24 konsumues.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale duke përfshirë edhe të luftës ndaj trafikimit me narkotik.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë