Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës me disa aktivitete në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës

 

Prishtinë, 23 prill 2018

Policia e Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të planetit Tokë, ka planifikuar disa aktivitete policore në shenjë të shënimit në mënyrë simbolike të kësaj dite, e cila vlerësohet si mjaft e rëndësishme për planetin Tokë dhe mbarë njerëzimin.

Këto aktivitete janë realizuar në disa rajone policore, ku përveç menaxhmentit të lartë të PK-së në krye me drejtorin e Përgjithshëm z. Rashit Qalaj, janë angazhuar edhe zyrtarë të profileve të ndryshme, përfshirë njësitet kufitare me barkë, të cilët kanë marrë pjesë në dhënien e kontributit të tyre tek liqeni i Badovcit.

Policia e Kosovës përveç këtyre aktiviteteve policore, ka qenë e angazhuar edhe në ofrimin e asistencës policore në aspektin e sigurisë kryesisht ndaj të gjitha institucioneve, agjencive dhe organizatave të ndryshme të cilat kanë realizuar aktivitete në shënimin e kësaj dite.

Duke e vlerësuar si një ditë mjaft të rëndësishme e cila shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi mund t’iu shkaktojë pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës, Policia e Kosovës duke u bërë “Mik i Tokës” do të vazhdojë të kontribuojë në ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjes së lartë të ajrit, ujit e tokës në vendin tonë.

Qëllimi i kësaj date mbetet reflektimi në mbrojtjen fundamentale të planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja dhe degradimi i saj, ku një rol të rëndësishëm ka edhe Policia e Kosovës e cila do të vazhdojë në ndërmarrjen e veprimeve policore drejt parandalimit dhe bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante të kësaj natyre.

Dita ndërkombëtare e planetit Tokë, të na shërbejë të gjithëve në mbrojtje të Tokës, andaj edhe Policia e Kosovës në kontinuitet mbetet e angazhuar për mbrojtjen e tokës dhe resurseve të saj, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet kompetente dhe qytetarët, të cilët njëkohësisht i ftojmë për një bashkëpunim edhe më të madh në këtë drejtim.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje