Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës lanson fushatën ‘Të gjithë jemi këmbësorë’

Prishtinë, 22 maj 2019

Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor, në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri Rrugore – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka lansuar fushatën vetëdijesuese “TË GJITHË JEMI KËMBËSORË”. 

Në kuadër të këtij aktiviteti në të cilin morën pjesë zyrtarë të lartë nga Policia e Kosovës dhe Ministria, është bërë edhe shpërndarja e fletushkave që kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos këmbësorëve, të cilët janë kategoria më e rrezikuar në trafikun rrugor.

Përdorimi i rrugës duhet të përdoret në mënyrë sociale, që nënkupton se këmbësorët duhet respektuar vendkalimet për këmbësorë dhe vendet tjera të lejuara. Gjithashtu edhe shoferët duhet të lëvizin konform rregullave të trafikut duke mos penguar pjesëmarrësit tjerë.

Çdo shkelje e rregullave të trafikut mund të kuptohet edhe si humbje e jetës.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje