Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës kontrollon njëzet e tetë lokale e bare nate, nën dyshimin për trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë, 30 maj 2018

Në zbatim të Planit Operativ ,,Maji 2018”, marrjes së masave pro aktive dhe verifikimin të  informatave  nga terreni, Drejtoria për  Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së,  në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunal, zyrtarëve të ATK-së dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër të PK-së,  ka  realizuar  kontrolle dhe inspektime rutinë  në njëzet e tetë (28) bare dhe lokale të ndryshme. Shtatë (7) nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorë kompetentë. 

Në këto lokale policia ka hasur njëqind e tetëdhjetë e tri (183) femra (122 shtetase të  Shqipërisë, 56 shtetase të Kosovës, 2 shtetase të Serbisë, dy shtetase të Maqedonisë dhe 1 shtetase Bullgare).  Të gjitha shtetaseve të huaja  u janë konfiskuar   dokumentet (në mungese të  paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit) dhe u janë lëne ftesat  për tu paraqitur  në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj.

Polica gjatë kontrollit në lokale ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 8 copë fishek, një thikë, një shufër metali dhe gjësende tjera relevante.

 

            Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore.

Me respekt

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje