Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës konfiskon mbi 15 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe arreston një të dyshuar

Prishtinë, 24 korrik 2015
Policia e Kosovës gjatë angazhimeve të saj intensive, në përpjekje për zbatimin e planeve policore dhe strategjive për luftimin e dukurive negative, krimit të organizuar, e në veçanti luftimin e trafikimit me substanca narkotike, në mënyrë efikase ka realizuar edhe këtë operacion policor.
Më datën 23 korrik 2015 rreth orës 19:15, pas ndërmarrjes së masave hetimore-operative, në dalje të autostradës ”Ibrahim Rugova” në fshatin Trudë, Prishtinë, në një pikë kontrolli të përbashkët, ku ishin të përfshira: njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, njësia K-9, dhe njësitë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), kanë ndaluar një automjet të tipit BMW, të cilën e ngiste i dyshuari me inicialet:
• F. O. mashkull/shqiptar/Kosovar, viti i lindjes (1976)
Gjatë realizimit të kontrollit të veturës, me ndihmën edhe të Njësisë me qenë (K-9) është përforcuar dyshimi se në rezervarin e gazit ( plinit ) mund të ketë të fshehur substanca narkotike dhe vetura e dyshuar është sjellë në stacion për kontroll më në detaje. Ndërsa pas realizimit të këtij kontrolli në rezervarin e modifikuar enkas për këtë lloj transporti janë gjetur 15.500 gramë (15 kg e 500 gramë) substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të cilat edhe janë konfiskuar. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin kompetent. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje