Prishtinë, 13 shtator 2017
<br>
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), Njësia e Ferizajt, pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative dhe burimeve relevante, në teren ka zbatuar Planin Operativ Taktik ,,Çelësi”. Kështu, me 11.09.2017, në rajonin e Ferizajt, ka kontrolluar një depo të mobileve e cila prodhimet i exporton jashtë vendi.
Gjatë kontrollit të depos janë gjetur disa dyer të dhomave të përgatitura për export. Gjatë kontrollit të njërës prej tyre, në brendësia të saj është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në vendngjarje ka dal edhe Prokurori i Shtetit i cili ka prezantuar më pas në vendin e ngjarjes. Me urdhër të tij, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë konfiskuar gjithsejtë 40 copë dyer.
Operacioni policor i filluar me datë 11.09.2017 është vazhduar edhe me datë 12.09.2017, ku është arritur të arrestohen pesë persona të dyshuar:
§ F.A. viti i lindjes 1984, mashkull, shtetas i Kosovës,
§ V.Z. viti i lindjes 1980, mashkull, shtetas i Kosovës,
§ A.A. viti i lindjes 1972, mashkull, shtetas i Kosovës,
§ B.H. viti i lindjes 1983, mashkull, shtetas i Kosovës dhe
§ N.B. viti i lindjes 1974, mashkull, shtetas i Kosovës.
Prokurori i Shtetit për dy të dyshuarit e parë (F.A dhe V.Z) ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.
Po ashtu, si prova materiale në lokacionin e parë dhe në disa lokacioneve tjera të dyshuara janë gjetur dhe konfiskuar:
· Njëqind e tridhjetë e pesë kilogram (135 kg) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, së bashku me 40 dyer të dhomave,
· Një AK/47 me dy karikatorë,
· Gjashtë telefona mobil, dëshmi tjera dhe
· Një veturë.
Ne vazhdim gjeni edhe linkun e videos (në youtube) të prezantuar gjatë konferencës për media të PK-së dhe fotot: https://youtu.be/YrRRyAW-C3M
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së