Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës gjatë muajit shkurt 2018 ka realizuar me sukses Planin Operativ “Massage”

Prishtinë, 2 mars 2018

Policia e Kosovës, konkretishtë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore ndër objektivat kryesore të saj ka edhe parandalimin dhe hetimin e veprave penale të: Trafikimit me Njerëz, Mundësim në prostitucion, Ofrim të Lokaleve për Prostitucion si dhe veprave tjera kriminale që ndërlidhen me to.

Në funksion të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive ilegale gjatë muajit shkurt 2018, Policia e Kosovës me njesitet relevante të saj dhe me asistencë dhe bashkëpunim edhe të akterëve tjerë institucional si:  Inspektorët e ATK-së,  MTI-së, Inspektorët e Punës dhe  Inspektorët Komunal,  ka  hartuar  dhe  implementuar  planin e veçant operativ  “ Massage”, i   realizuar  në  tri (3) rajone Prishtinë, Prizren dhe Pejë.   

 

Plani operativ kishte për qëllim luftimin e informoalitetit dhe identifikimin e viktimave të  mundshme të trafikimit dhe gjatë realizimit të tij janë inspektuar 63 Lokale/sallone Masazhi dhe kanë rezultuar të gjeturat si në vijim:

Disa nga këto lokale/masazhe  nuk kanë qenë fare të regjistruara në ATK si biznese, NUK  kane poseduar asnjë dokumentacion,  

Shumica nga to (lokalet) nuk kanë poseduar arka fiskale,

Nuk kanë pasur pëlqime nga komuna për ushtrim të veprimtarisë ekonomike, 

Nuk i kishin të deklaruara punëtoret,

Pa kontrata pune për punëtoret që i kishin punësuar, 

Punonjëset në shumicën e lokaleve kanë qenë pa kualifikim, 

Nuk e kanë  të deklaruar qarkullimin ditor-mujor,

Nuk posedonin pëlqim sanitar,

Mungonin libreza sanitare,

Janë hasur  të punësuara femra të mitura nën moshën 18 vjeçare  etj. 

Pas procedurave të nevojshem në koordinim me kompetentët janë ndermarr veprimet si në vijim:

 

Për shkak te parregullsive tridhjetë e tetë (38) lokale që ushtronin veprimtari   për masazhe janë mbyllur përkohësisht  nga Inspektorët e Inspektoratit  përkatës,  

Nga inspektoret e ATK-së, të MTI-së, të  Punës dhe Inspektorët Komunal janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e hasura.

Janë legjitimuar të gjithë  punëtoret e hasur në këto qendra të masazheve  dhe të gjithëve ju është ofruar mundësia të deklarohen nëse janë në ndonjë formë Viktima të Trafikimit. 

Janë hasur  duke punuar dhe qëndruar në RKS,  pa leje Qëndrim dhe leje pune pesë ( 5) femra,  shtetase të Shqipërisë ( të  gjitha janë dorëzuar  Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj).

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar  për bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse që kanë përgjegjësi për mbikqyrjen e veprimtarisë së këtyre bizneseve të cilat kohëve të fundit janë gjithnjë e në rritje, gjithashtu zotohemi në trajtimin sa më profesional të të gjitha atyre rasteve ku dyshohet se kryhen veprimtari që bien ndesh me ligjet pozitive të Republikës së Kosovës. 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP, Prishtinë                                 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje