Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunim të ndërsjellët

Prishtinë, 16 dhjetor 2017

Policia e Kosovës (PK), pas publikimit të një video-incizimi në media, ku shihet një mjet transportues udhëtarësh “autobus”, duke bërë kundërvajtje dhe duke paraqitur rrezik në trafik, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme policore.

Në lidhje me këtë video incizim, ku autobusi i një kompanie private shihet duke bërë kundërvajtje në trafik, duke tejkaluar nga ana e djathtë  në rrugën Fushë Kosovë drejtimi Prishtinës, me saktësisht afër rrethit te kazerma “Adem Jashari” deri në hyrje të Prishtinës, duke shfrytëzuar shtegun për biçiklist dhe trotuarin për këmbësor, është arritur të identifikohet dhe të ndalohet.

Me datë 15.12.2017, janë ndërmarrë veprimet policore nga njësitë e trafikut ku rreth orës 12:50 njësia e cila ka qenë në pikë kontrolli përball kazermës Adem Jashari, pikërisht në vendin ku është kryer kundërvajtja e kanë ndaluar autobusin “Man” me targa lokale i cili shihet në  video incizimin e publikuar që ka kryer kundërvajtjen në trafik.

Autobusin e ndaluar ka qenë duke e drejtuar vozitësi H. B. viti 1979, i cili dyshohet që ka kryer kundërvajtjen, pasi i njëjti në deklaratën e dhënë me shkrim ka pranuar se me datë 23.11.2017 e ka kryer kundërvajtjen në fjalë.

Në lidhje me rastin Policia ka kontaktuar Gjyqtaren kujdestare të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe është udhëzuar që rasti të procedohet në procedure të rregullt në Gjykatën Themelore – divizioni për kundërvajtje, pasi që kundërvajtësi posedon dokumente dhe është shtetas i Republikës së Kosovës.

Me këtë rast Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili po ndikon në  ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe sigurisë në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale në trafikun rrugor me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, e po ashtu mbetet e përkushtuar edhe në ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit me qytetarët.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje