Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston shtatë (7) persona të dyshuar për vepra penale fajde dhe detyrim

Prishtinë 8 janar 2016

 

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur edhe nga njësitet relevante policore, pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të gjykatës kompetente, sot me 08.01.2016, në orët e hershme ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë kontrolluar lokacionet si në vijim:

 

·         pesë (5) shtëpi dhe një (1) banesë në Prishtinë,

·         një (1) shtëpi në fshatin Barilevë  dhe

·         një (1) shtëpi në Lipjan.

 

Nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale fajde dhe detyrim Policia ka arrestuar personat e dyshuar me inicialet  si më poshtë:

 

1)      B. A. (1979) 

2)      Rr. S. (1971)

3)      E. A.  (1981)

4)      A. N. ( 1983)

5)      I. M.  (1981)

6)      N. S   (1975) dhe

7)      B. A.  (1987)

 

Gjatë realizimit të operacionit janë sekuestruar rreth 10 000 euro para të gatshme, dokumente, shënime të ndryshme në lidhje me fajdet, telefona dhe prova tjera relevante për rastin. Gjithashtu gjatë operacionit në lokacione të ndryshme janë gjetur edhe armë dhe disa municione.

 

Pas përfundimit të operacionit policor me urdhër të prokurorit kompetent shtatë (7) personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore

 

Me respekt,

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës

DPP-Prishtinë 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje