Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston pesë të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’, ‘detyrim’, ‘kanosje’ dhe ‘krim të organizuar’

 

Prishtinë, 20 dhjetor 2018

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve të kryera për një periudhë të gjatë, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, që në vazhdimësi merrej me organizimin e fajdeve, detyrimeve dhe kanosjeve, sot më 20.12.2018 ka ndërmarrë operacionin policor të koduar me emrin “UNION”, me ç’rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre.

Operacioni policor është kryer në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e rastit dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente. Po ashtu operacioni ishte i përkrahur edhe nga njësitë elite të Policisë (Njësia Speciale Operative, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Teknika Kriminalistike), Dogana e Kosovës dhe ATK-ja.

Të dyshuarit e arrestuar gjatë operacionit policor janë:

• D. B. lindur me 1968 m/sh/k

• Rr. B. lindur me 1995 m/sh/k

• I. S. lindur me 1988 m/sh/k

• L. B. lindur me 1978 m/sh/k

• B. G. lindur me 1981 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar si prova materiale që dyshohet se rrjedhin nga veprat penale:

• para të gatshme 16.000,00 (gjashtëmbëdhjetë mijë euro);

• 5 (pesë) vetura

• 1 (një) motor udhëtarësh

• 10 (dhjetë) telefona celularë

• 1 (një) laptop

• 2 (dy) DVR

• 12 (dymbëdhjetë) fishekë kal. të ndryshëm

• 4 (katër) shtëpiza kompjuteri

• 4 (aparate) lojëra të fatit

• dokumente tjera të cilat mund të përdoren për vazhdim të procedurës penale.

Bazuar në urdhëresën e prokurorit, personat e dyshuar dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje