Prishtinë, 28 shkurt 2019
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune hetimore, më 27.2.2019, në Skënderaj ka ndaluar tri vetura, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej: 10835 gramë (10 kg. 835 gramë).
Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që kanë kryer veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Të arrestuarit nga policia janë:
• A.L. viti i lindjes 1956 m/k/sh,
• K.L. viti i lindjes 1993 m/k/sh,
• G.J. viti i lindjes 1986 m/k/sh,
• E.L. viti i lindjes 1995 m/k/sh dhe
• E.M. viti i lindjes 1984 m/k/sh.
Si prova materiale janë konfiskuar edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë.
Pesë të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.