Prishtinë, 26 maj 2017
Me datë 25.05.2017, Policia e Kosovës, respektivisht sektori i hetimeve të departamentit të Policisë kufitare të asistuar nga njesitë tjera relevante policore, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe Inspektoratin Shëndetësor, referuar urdhëresës së gjykatës kompetente, kanë realizuar nje operacion policor të bastisjeve në tri regjione të ndryshme të Republikës së Kosovës. Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Ferizajit dhe të Gjilanit, duke përfshirë tetëmbëdhjet (18) lokacione të ndryshme.
Si rezultat i operacionit policor, në cilësin e personave të dyshuar janë arrestuar pesë persona;
• A.M. (m)
• E.R. (m)
• S.I. (f)
• D.A. (m) dhe
• A.A. (m)
Këta persona dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme duke dëmtuar buxhetin e Kosovës, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe duke konsumuar kështu veprat penale: “Kontrabandim me mallra”, Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” , si dhe ”Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike .
Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e barnave të pa kontrolluara dhe të pa verifikuara me prejardhje kryesisht nga Serbia, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara në mënyrë ilegale për në Republikën e Kosovës.
Dy nga te arrestuarit janë punonjës të shëndetësisë, dhe të njejtit dyshohen se kanë konsumuar vepren penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare”.
Policia e Kosovës në bashkpunim me institucionet tjera mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprave penale dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët tanë.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP, Prishtinë