Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston pesë persona të dyshuar, nën dyshimin për ,keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ,marrje të ryshfetit’

Prishtinë, 26 nëntor 2018

Sot me datën 26.11.2018 duke filluar nga ora 13:15 Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti Special Anti-korrupsion (Task Forca  Anti korrupsion), pas një hetimi disa mujorë, ka realizuar një operacion policor me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Operacioni ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar.

Arrestimi i pesë personave, zyrtar pranë Ministrisë së Infrastrukturës është bërë mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar neni 422 dhe Marrje e ryshfetit nga neni 428”.

Personat e dyshuar, të cilët janë arrestuar janë:

1.    P.N.  viti i lindjes 1962,  M/Sh/K,
2.    B.D.  viti i lindjes 1974,  M/Sh/K;
3.    B.K.  viti i lindjes 1980,  M/Sh/K,
4.    K.K.  viti i lindjes 1957,  M/Sh/K;
5.    M.B. viti i lindjes 1962,  M/Sh/K;

Ndërsa ende mbetet në kërkim policor, edhe një person pasi nuk është hasur nga njësitet relevante policore.

Rasti ka të bëjë me dyshimin e bazuar se zyrtarët e lartshënuar në mënyrë të kundërligjshme kanë licencuar pyetës teorik (ekzaminer) për patentë shofer, përmes të së cilëve dyshohet se kanë ushtruar ndikimin e tyre në testet teorike për kandidatët për patentë shofer.

Gjatë këtij operacioni policor janë kryer bastisje në pesë (5) lokacione, prej tyre tri (3) zyra në Ministrin e Infrastrukturës, një (1) zyre në njësinë rajonale për patentë shofer në Prishtinë dhe një (1) zyre rajonale për patentë shofer në Gjakovë .

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin si dokumentacione, pajisje elektronike, telefona celular etj, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent të rastit.

Me respekt,
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje