Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për veprën penale ‘import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’

 

Prishtinë, 30 mars 2016

Policia e Kosovës (PK), duke u bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore vazhdon të punojë pa ndërprerë në identifikimin dhe luftimin e dukurive negative dhe veprave tjera penale që cenojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve të vendit.

Në vazhdën e masave të ndërmarra për identifikimin dhe konfiskimin e armëve ilegale të cilat paraqesin rrezik potencial për sigurinë në vend, Policia e Kosovës respektivisht njësia patrulluese kufitare, me datën 29.3.2016, rreth orës 14:10, gjatë implementimit të një plani operativ policor, në afërsi të udhëkryqit Pogragjë – Stublinë – Dobrosin ka ndalur veturën VW Pasat, ngjyrë hiri, me targa BU-XXX-SR, të cilën e drejtonte i dyshuari: B. M. (1991) sh/k, nga Gjilani dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti në automjet po transportonte si në vijim:

• njëmbëdhjetë (11) revole gjithsej prej tyre (lloji):

Ekol Tuna pesë (05) copë revole dhe

Ekol special 99 gjashtë (06) copë revole, si dhe

• municion (fishekë) 151 copë:

për ekol tuna 78 copë, ndërsa

për ekol special 99 – 73 copë).

Pas konsultimit me prokurorin kompetent është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.Armët, municioni dhe vetura janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa ndalimit për 48 orë për vazhdim të procedurave tjera ligjore.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje