Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë, 27 mars 2014 – Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot, me 27.3.2014, ka zhvilluar një operacion policor, në zyrat e Drejtorisë Komunale të Urbanizimit në Gjakovë, nën dyshimin e bazuar se një person ka kryer veprën penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘shpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar’. Personi i arrestuar është:
• Q. A. m/sh/k,
Gjatë procedurës hetimore janë mbledhur dëshmi që vërtetojnë se i dyshuari në cilësinë e bashkëpunëtorit për çështje juridike në këtë drejtori ka kryer veprën penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘shpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’, i cili për t’i kryer shërbime nga një qytetar kishte pranuar të holla në vlerë prej 500 €. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje