Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston katër persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’

Prishtinë, më 13 janar 2017

          Pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda Ferizaj, më 12 janar 2017, kanë realizuar një plan operativo taktik për arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ,,Trafikim me Njerëz”.

       Grupi i dyshuar kriminal, dyshohet se në një lokal në qytetin e Shtimes, ka detyruar tri viktima femra të mitura, të punojnë me qëllim të shfrytëzimit seksual. 

Policia ka arrestuar katër të dyshuarit  e poshtëshënuar për përfshirje në këtë vepër penale:

A.F                         viti i lindjes 1989                          mashkull, shtetas i Kosovës,

RR.M                     viti i lindjes 1995                          mashkull, shtetas i Kosovës,

F.B                         viti i lindjes 1991                          mashkull, shtetas i Kosovës dhe

T.L                         viti i lindjes 1972                          mashkull, shtetas i Kosovës.

Gjatë realizimit të këtij plani policor për arrestimin e të dyshuarve, në cilësi  të prova materiale  janë konfiskuar: 

4 (katër) telefona mobil, 

1 (një) sprej OC dhe 

1 (një) mjet i prehtë thikë.

Gjithashtu  në bashkëpunim me inspektoratin e punës dhe me vendim të prokurorit kompetent është mbyllur lokali i dyshuar në të cilin viktimat kryenin punë të detyruar.

Viktimat e rastit janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Operimit për viktimat e trafikimit dhe të njëjtat janë strehuar.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 ore.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP-Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje