Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston katër persona të dyshuar për ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’

Prishtinë, 3 maj 2017

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ) në Gjakovë, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, me datën 3 maj ka realizuar operacion policor në rajonin e Gjakovës, me ç’rast ka bërë arrestimin e katër personave të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

N. A. lindur me 1976 f/sh/k

A. D. lindur me 1997 f/sh/k

T. P. lindur me 1974 m/sh/k

A. Th. lindur me 1979 m/sh/k

Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës dyshohet të kenë kryer veprat penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’ neni 241 dhe ‘marrje me prostitucion’ 03/L142 neni 7.

Gjatë arrestimit si provë materiale janë sekuestruar:

1 telefon Iphone 4 

1 telefon Nokia model RM-1133

550 € para të gatshme

Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit e parë do të mbahen në ndalim policor për 48 orë  derisa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje