Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston gjashtë persona, pjesë e një grupi kriminal

Prishtinë, 31 korrik 2019

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, nën masa të fshehta, ka bërë hetimin e disa personave në regjione të ndryshme si në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj.
Pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë 12 (dymbëdhjetë ) persona në regjionet e lartcekura. 
Ndërsa vetëm në datën 30 korrik 2019 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë DHTN – Pejë, në bashkëpunim me DHTN- Gjakovë, DHTN- Ferizaj, Njësinë e Reagimit të Shpejtë – Pejë, Forenzikën Rajonale – Pejë, Njësinë K9  si dhe një patrullë policore nga Stacioni Policor – Klinë, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë ka bërë arrestimin e 6 (gjashtë) personave të dyshuar.
Personat e dyshuar të arrestuar janë :
•    I. H.              lindur me 1971           m/sh/k
•    I. P.          lindur me 1976           m/sh/k
•    B. P.          lindur me 1978           m/sh/k
•    A. R.          lindur me 1976           m/sh/k
•    L. M.           lindur me 1992        m/sh/k              
•    Xh. H.         lindur me 1980         m/sh/k
Lidhur me rastin, dëshmitë e konfiskuara si prova materiale nga personat e arrestuar janë:
•    2900 (2 mijë e nëntëqind) euro
•    7 telefona,
•    bllok xhepi me shënime,
•    një veturë VW CADYY LIFE
•    6 fletë tërheqje të parave,
•    dy thika luftarake,
•    një pistoletë e llojit TT me numër serik 05761 prodhim CZ llojit M-57 me dy karikator cal 7.6
•    dhjetë (10) fishekë cal.7.62x25mm,
•    dy fishekë me gaz cal. 9mm.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin, 5 (pesë) të dyshuarve të parë iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i gjashtë është liruar në procedurë të rregullt.

Me respekt
Zyra për Informim e PK-së   
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje