Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston edhe dy persona të dyshuar për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës

Prishtinë 14 gusht 2014,
Si rezultat i hetimeve disamujore, në ndërlidhje me rastin e arrestimit të katër (4) personave gjatë muajit qershor 2014 në Kaçanik për veprat e njëjta penale, sot me datën 14/8/2014 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, sipas urdhrit nga gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it, ka ndërmarrë një operacion për zbatimin e urdhër kontrollit në dy lokalitete në Gjilan dhe Skenderaj.
Ky operacion policor ka rezultuar me arrestimin e dy (2) personave të dyshuar (Z. Q, viti i lindjes 1980, imam në xhaminë El-Kuddus në Gjilan, që dyshohet të jetë një ndër frymëzuesit kryesorë të xhihadit dhe i dyshuari tjetër L. K, viti i lindjes 1987, nga fshati Polac, Skenderaj) nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale nga kapitulli “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”:

•Rekrutim për terrorizëm, sipas nenit 139 të KPK-së,
•Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, sipas nenit 143 të KPK-së,
•Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, sipas nenit 147 të KPK-së.
Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, personi i dyshuar Z.Q. nuk ka qenë në shtëpinë e tij, por i njëjti është gjetur nga Policia e Kosovës i fshehur në veturën e tij në një terren malor në afërsi të shtëpisë së tij ndërsa i dyshuari i dytë është gjetur në vendbanimin e tij.
Gjatë zbatimit të urdhërkontrolleve, janë sekuestruar edhe dëshmi materiale që ndërlidhen me veprat e lartcekura penale.Personave të arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim e sipër.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje