Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston dy shtetas të huaj nën dyshimin për falsifikim të parave

Prishtinë, 8 dhjetor 2018

           Me datë 07.12.2018,  Policia e Kosovës ka pranuar një informatën se dy persona të dyshuar (shtetas të huaj) kanë tentuar të mashtrojnë pronarët e bizneseve (dy këmbimoreve) në Prishtinë, duke tentuar të këmbejnë kartëmonedha të euros të dyshuara si të falsifikuara me kartëmonedha të dollarit amerikan.

            Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të dyshuar, është vërejtur se të njëjtit posedojnë kartëmonedha (valuta nga shtete të ndryshme) tjera e të cilat  dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara. Ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nga të dyshuarit në rast, gjithsej janë konfiskuar përkohësisht 4910.00  euro, 2484.00  dollar amerikan dhe 440.00 lira turke.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për procedurë të mëtejme.
 

Me respekt

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje