Prishtinë, 21 shtator 2016
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), me datën 21 qershor 2016, rreth orës 14:00, ka ndërmarrë një operacion policor, në fshatin Lupç të Podujevës.
Ky operacion policor është realizuar në bazë të një hetimi nga hetuesit policorë të DHTQNJ-së, nën dyshimin e bazuar se po kryhej veprimtari ilegale e prostitucionit.
Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale ‘marrje me prostitucion’.
Personat e arrestuar me këtë rast janë:
• Q. R. lindur me 1950 f/sh/k
• Sh. M. lindur me 1941 m/sh/k
Në konsultim me prokurorin personat e dyshuar tashmë të arrestuar dërgohen me procedurë të shpejtë në Prokurorinë Themelore.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë