Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston 16 persona të dyshuar për konsumim të veprave penale: ,,organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm” dhe veprën penale ,,krim të organizuar”

   

Prishtinë, më 2 dhjetor 2016

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve më, 1 dhjetor 2016 ka ndërmarrë dy operacione policore të shtrira në tërë vendin.  

Në operacion e parë pos Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) kanë qenë të përfshirë dhe njësi tjera të specializuara policore, zyrtarë nga Doganat e Kosovës dhe ATK-ja.

Sektori i Hetimeve të Krimit të Organizuar në kuadër të DHKO-së, pas hetimeve të zhvilluara për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit,  me 1 dhjetor 2016, bazuar në planin operativ  ,,BLIC”, me urdhëresë të gjykatës kompetente ka kontrolluar lokacione të ndryshme në rajonet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë. 

Me këtë rast në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar 6 persona si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme. 

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

R. L.                      lindur me 1962                                   m/sh/k

D. H.                     lindur me 1986                                   m/sh/k

B. I.                        lindur me 1985                                   m/sh/k

R. I.                       lindur me 1960                                   m/sh/k

S. H.                      lindur me 1959                                   m/sh/k

F. I.                        lindur me 1992                                   m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: 

3 ruleta, 

2 tavolina pokeri, 

69 aparate të lojërave të fatit, 

2 lojëra Keno, 

2 armë, 

546 fishekë,  

17 PC, 

3 DVR, 

9 telefona celularë,  

41 260 euro,  si dhe dokumentacion relevant për rastin. 

          Kurse në operacionin tjetër të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Sektori për hetimin e krimeve ekonomike,  pas një pune te gjatë  hetimore po ashtu me datë 01.12.2016, të asistuar nga njësitet policore nga  Gjilani, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë, me dyshimin e bazuar se në këtë lokacion është duke u kryer vepra penale ,,Organizim e Skemave Piramidale dhe Bixhozit të jashtëligjshëm”,  sipas nenit 300 te KPRK-se.

Gjate kontrollit të lokalit,  përfaqësuesit të tij, nuk kanë prezantuar dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar. Në lokal është hasur një pjese e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme. Në ndërkohe janë ftuar edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

B.B                         lindur me 1983                                   m/sh/k

A.SH                     lindur me 1986                                   m/sh/k

R.S                         lindur me 1986                                   m/sh/k

A.G                       lindur me 1983                                   m/sh/k

G.M                       lindur me 1991                                   m/sh/k

Xh. M                    lindur me 1980                                   m/sh/k

I.G                         lindur me 1969                                   m/sh/k

V.I                         lindur me 1984                                   m/sh/k

A.A                       lindur me 1986                                   m/sh/k

L.H                        lindur me 1978                                   m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

Fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pike.

10030 Euro,

200 Franga të Zvicrës,

100 Dollarë Amerikan dhe

Të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.

Të gjithë personat e dyshuar, gjithsej 16 persona, me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme. 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP-Prishtinë                         

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje