Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës zbulon mbi 20kg substancë narkotike të llojit Marihuanë

Prishtinë, 15 korrik 2020

Me datë 14.07.2020 Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e pesë personave të dyshuar, që ndërlidhen me rastin e veprave penale “Blerja , posedimi ,shitja ose shpërndarja e paautorizuar  e substancave narkotike (Neni 267) dhe Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve (Neni -366)”.

Policia e Kosovës pas pranimit të informatave në lidhje me rastet e lartëcekura, ka zhvilluar një hetim intensiv dy mujor, me ç’rast me datë 14.07.2020 në Prishtinë ka realizuar një operacion policor gjatë të cilit njësia e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik (DHTN) – Prishtinë, ka ndaluar tri vetura të dyshuara në të cilat janë hasur personat e dyshuar si në vijim:

  1. D. M/Kosovar
  2. D. M/Kosovar
  3. Sh. M/Kosovar
  4. B. M/Kosovar
  5. I. M/Kosovar

Gjatë realizimit të kontrollimit të personave dhe veturave të dyshuara, në një nga veturat e ndaluara është gjetur një sasi e narkotikëve të llojit “Marihuanë” me peshë të përgjithshme prej 13kg e 800gram, së bashku me mbështjellës.

Në lidhje me rastin, pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të tij është realizuar edhe një kontroll i lokacioneve të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar për fshehje të substancave narkotike. Gjatë realizimit të këtij kontrolli tek të dyshuarit janë gjetur:

  • 5 paketime me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme prej 6kg e 206gram.
  • 3 peshore elektronike
  • Qese për paketim të substancës narkotike
  • Folje alumini
  • Një palë doreza
  • Një armë zjarri
  • Një karikator
  • Tre fishekë
  • 11 paktime dhe një cigare të mbushura me substancë të llojit Marihuanë me peshë 25.1gram
  • 7540 (shtatëmijë e pesëqind e dyzet) euro.

Pesha e përgjithshme e sasisë së konfiskuar të substancës narkotike arrinë në 20kg e 31.1gram, ndërsa përveq gjësendeve të cekura më lartë, poashtu është bërë edhe konsifkimi i pesë telefonave celularë dhe tri veturave të përfshira në rast si prova materiale që ndërlidhen me rastin .

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të mbrojtësve të tyre dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në qendër të mbajtjes.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje