Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës vë në pranga të dyshuarin që komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së – Kosovo police arrested a suspect who compromised over 300,000 bank cards of an EU country

Policia e Kosovës vë në pranga të dyshuarin që komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së
Prishtinë, më 5 shkurt 2025
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe autoritetet e një shteti të BE-së, ka zhvilluar një operacion të suksesshëm hetimor në Prishtinë dhe Ferizaj.
Pas një hetimi disa mujor, është arrestuar një person i dyshuar për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti të BE-së. Ky veprim ka rezultuar në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm.
I dyshuari dyshohet se i ka postuar për ti shitur këto të dhëna në një platformë online për përfitime të kundërligjshme.
Gjatë realizimit të operacionit të kontrollit janë sekuestruar katër kompjuterë, tre telefona, një USB dhe dokumente të rëndësishme.
Bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar dhe profesionalizmi i lartë i Policisë së Kosovës kanë qenë kyç në këtë operacion.
Me vendim të Prokurorit, i arrestuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme.
Hetime tjera janë në proces në bashkërendim me autoritetet për të zbardhur plotësisht rastin.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike edhe në nivel të avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimin e sigurisë publike.
Kosovo police arrested a suspect who compromised over 300,000 bank cards of an EU country
Prishtinë, 5th of February 2025
Kosovo Police in cooperation with the State Prosecutor of the Republic of Kosovo the authority of a state of EU, conducted a successful investigation operation in Prishtina and Ferizaj.
After e period of several months of investigation, one suspected person was arrested for the unauthorized hacking in a bank of a EU state. This action resulted in compromising the data of 300 bank cards and causing considerable harm.
During the operation and search there have been seized four computers, three mobile phones, one USB and important documents.
The close international cooperation and high professionalism of Kosovo Police were crucial in this operation.
By the decision of the Prosecutor, the arrested suspect was detained for 48 hours for further procedures. Additional investigation are ongoing in cooperation with other authorities in order to completely detect this case.
Kosovo Police remains committed in combating cyber-crimes and on advancing international cooperation and strengthening the public security.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje