Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet në kuadër të kampanjës vetëdijësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë, 29 tetor 2021
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) gjatë kësaj jave (27 dhe 29 tetor 2021) ka vazhduar me aktivitete në kuadër të kampanjës vetëdijësuese kundër trafikimit e cila ka filluar me datën 18 tetor 2021, nën moton “Mos HESHT Parandalo Trafikimin me Njerëz”.
Zyrtarët e DHTQNJ-së në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe në mbështetje të zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, si dhe prezencën e zyrtarëve nga Qendra për punë sociale (QPS), ka mbajtur aktivitete vetëdijësuese për nxënësit e shkollave fillore në komunën e Fushë Kosovës dhe Lipjanit.
Gjatë këtyre aktiviteteve janë shpërndarë edhe materiale sensibilizuese (fletore, lapsa, çanta etj) me qëllim të parandalimit dhe ngritjen e bashkëpunimit kundër trafikimit me njerëz. Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin e saj në parandalimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë edhe parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje