“Policia e Kosovës Stacioni Policor në Kamenicë, së bashku me kryetarët e KLSP-ve të fshatrave të Komunës së Kamenicës, dhe inspektorët komunal si dhe përgjegjës të KB-Islame në Kamenicë janë zotuar dhe mobilizuar që së bashku të veprojmë në parandalimin e Zjarreve”
Sot më 05 gusht 2021 Policia e Kosovës, përkatësisht Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë dhe Njësitet Sektoriale së bashku me Inspektorët Komunal kanë vazhduar me fushatën vetëdijësuese për “parandalimin e zjarreve”.
Në takim është ftuar edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë icili është njoftuar për fushatën për parandalimin e zjarreve.
Krye imami i KBI-së të Komunës së Kamenicës ka premtuar që në ligjëratën e nesërme para fjalës së namazit të xhumasë do të apelohet për kujdes të shtuar dhe gjithë së bashku të punojmë që mos të lejojmë përhapjen e zjarreve dhe të mbrojmë jetën dhe pronën e qytetarëve.
Policia dhe Inspektorët komunal kanë vazhduar aktivitetin duke takuar edhe anëtarët e KLSP-ve, të komunës së Kamenicës, përfaqësuesitë fetar dhe banorët e disa fshatrave të komunës.
Gjatë këtyre takimeve është kërkuar angazhim në fushatën vetdijësuese se ndezja e zjarreve është rrezik potencial për shëndetin e njerëzve dhe pronat e tyre.
Edhe anëtarët e KLSP-ve janë zotuar që do punojnë ngushtë me banorët për parandalimin e zjarreve.
Banorët janë informuar për përgjegjësit ligjore që bartin nëse ndezin zjarre si me qëllim ashtu edhe nga pakujdesia si dhe masat që do të ndërmirren nga Policia e Kosovës ndaj kryerësve të veprave për zjarrëvenie.