Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim sot ka filluar me projektin “sot unë polic i Kosovës” në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, konkretisht në qytetin e Mitrovicës Veriore.

Qëllimi i këtij projekti është përafrimi i fëmijëve me zyrtarët policor, me ç’rast fëmijë të veshur me uniforma të Policisë së Kosovës bashkë me zyrtarë policor organizuan pikë kontrolli në një hapësirë të sigurt në qytet. Gjatë pikës së kontrollit është bërë ndalimi i veturave nga fëmijët e veshur me uniforma së bashku me zyrtarët e PK-së, duke bërë legjitimimin e vozitësve dhe këshillimin e tyre për siguri në trafik si dhe siguri të përgjithshme.
Me këtë rast gjatë këtij aktiviteti u shpërndanë fletushka vetdijësuese rreth dukurive negative, sigurisë në komunikacion dhe materiale për ngjyrosje për fëmijë me animacione të ndryshme. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 14 fëmijë të komuniteteve të ndryshme, 8 serb, 4 shqiptar dhe 2 romë , të cilëve në fund u është dhënë nga një pako me rekuizita të Policisë se Kosovës si shenjë falënderimi dhe kujtimi të këtij aktiviteti.
Policia e Kosovës këtë aktivitet do ta vazhdojë edhe në qendrat tjera të Kosovës.