Rriten masat e sigurisë, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në shkallë vendi
Prishtinë, më 29 nëntor 2024
Me qëllim të shtimit të sigurisë publike dhe parandalimit të incidenteve të natyrave të ndryshme, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në vend, përfshirë veriun e vendit ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa sulme/incidente serioze kriminale.
Me planifikimet e parapara do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim.
Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në teren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët.
Policia me anë të veprimeve operative dhe atyre inteligjente do të ketë synim që të ruajë rendin e qetësinë publike, të parandalojë aktet kriminale e të hetojë e vejë para drejtësisë të gjitha ata që do të guxojnë të atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues.
Qëllimi i operacioneve policore do të jetë siguria e qytetarëve, siguria e pronës së tyre e pronës publike dhe asaj institucionale.
Duke pasur parasysh se ndihmë të madhe në realizimin e objektivave policore për më shumë siguri në vend, ka edhe bashkëpunimi me qytetarë, policia duke falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, fton qyfterët që edhe tani e tutje të ndajnë me ne informacione që shkojnë në drejtim të rritjes së sigurisë për të gjithë pa dallim.
Security measures increased for the provision of order and public safety throughout the country
Prishtina, 29th of November 2024
In order to increase public safety and prevent incidents of various natures, Kosovo Police has increased security measures throughout the country, including the north of the country where several serious criminal attacks/incidents have occurred in recent days.
As planned, there will be an increase in police activities to provide more security throughout the country, for all citizens without distinction.
Police operational plans will focus on increasing police presence in the field, by carrying out more patrols in more critical areas, more checkpoints and increasing cooperation with citizens.
The police, through operational and intelligent actions, will aim to maintain public order and peace, prevent criminal acts and investigate and bring to justice all those who dare to attack security, law and constitutional order.
The purpose of police operations will be provision of safety to citizens, the safety of their property and public and institutional property.
Considering that the cooperation with citizens is a great support in achieving police objectives for greater security in the country, the police, uses the opportunity to thank citizens for the cooperation shown so far and invites citizens to continue to share with us all the information leading in increase of security for every person without distinction.