Policia e Kosovës pranon donacion nga Gjermania
Prishtinë, më 27 nëntor 2024
Në një ceremoni të veçantë të mbajtur sot, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe ambasadori gjerman në Kosovë, z. Joern Rohde, zyrtarizuan dorëzimin e dy automjeteve për Policinë e Kosovës si donacion nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë (BKA).
Këto automjete, të dedikuara për Njësinë FAST-ILECU të Policisë së Kosovës, janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të institucioneve të sigurisë së dy shteteve dhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe aktiviteteve të tjera kriminale.
Policia e Kosovës shpreh falënderimet më të thella për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë dhe angazhimin për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Kosovo Police receives a donation from Germany
Pristina, November 27, 2024
In a special ceremony held today, the General Director of Kosovo Police, Colonel Gazmend Hoxha, and the German Ambassador in Kosovo, Mr. Joern Rohde, formalized the handover of two vehicles to Kosovo Police as a donation from the Federal Criminal Police of Germany (BKA).
These vehicles, dedicated to the FAST-ILECU Unit of Kosovo Police, are part of the ongoing cooperation between the security institutions of the two countries and an important step in strengthening capacities of Kosovo Police in the fight against organized crime and other criminal activities.
Kosovo Police expresses its deepest gratitude for the continued support of the Federal Republic of Germany and its commitment to strengthening the rule of law in the Republic of Kosovo.