Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës pranon donacion edhe njëzet (20) automjete nga Republika e Gjermanisë

Prishtinë, 23 gusht 2021
Sot, më datën 23 gusht 2021, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti së bashku me drejtorin e departamentit të kufirit z. Ragip Bunjaku, me rastin e ceremonisë së pranimit të donacionit prej 20 automjeteve, priten ambasadorin e Gjermanisë,
shkëlqesinë e tij z. Joern Rohde.
Republika e Gjermanisë, përmes ambasadës së saj në Kosovë në vazhdimësi ka përkrahur Policinë e Kosovës, me ç ‘rast edhe sot në donacionin e radhës, Policisë Kufitare iu dhuruan donacion 20 automjete “Dacia”.
Policia e Kosovës në krye me drejtorin Mehmeti, është gjithmonë mirënjohëse për ndihmën e ofruar nga partnerët tanë dhe e falënderon Ambasadën Gjermane për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në fusha të ndryshme të sigurisë, e në veçanti me dhurimin e 20 automjeteve, të cilat do të shërbejnë për patrullime kufitare, për parandalim të kontrabandës trans kufitare dhe kalimeve ilegale.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje