Policia e Kosovës, përmes një ceremonie simbolike festoi 22 vjetorin e themelimit të saj, në të cilën morën pjesë ministri i Punëvë të Brendshme z.Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së z.Mehmeti dhe menaxhmenti i lartë i PK-së. Në këtë ceremoni u bënë homazhe pran memorialit të policëve të rënë në kryerje të detyrës, heronjëve të Kosovës, si dhe për punën e dalluar policore u ndanë 3 medalje për shpëtim jete, 25 medalje policore për lëvdim, 23 lëvdata dhe 17 mirënjohje.
Ceremonia edhe pse ishte paraparë të jetë më madhështore, u mbajt në formë simbolike, duke respektuar masat e parapara për mbrojtjen nga pandemia.