Gjatë këtij trajnimi zyrtarët policor kanë marrë pjesë në aktivitete dhe angazhime të rëndësishme ku përfshihen edhe trajnime të niveleve të ndryshme, po ashtu kanë ndjekur ligjërata si dhe studime të rasteve praktike, të cilat janë realizuar nga ekipi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) nga SH.B.A.-ja, për çka edhe zyrtarët policor pjesmarrës të këtij trajnimi janë diplomuar në fushën “Korrupsioni në sektorin publik”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të bashkëpunoj me shtete dhe agjenci të ndryshme me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policor.